Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se sot ka nënshkruar listën finale për çmimet e unifikuara të barnave.
Vitia këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social duke shkruar se kjo i hap udhë jetësimit të Ligjit për çmimet e unifikuara të barnave, ku siç tha ai: “Për herë të parë, barnat do të jenë me çmime të njëjta kudo dhe më të ultë sesa tani”.