Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, është deklaruar rreth zhvillimeve të fundit në shtetin serb.
Ai ka deklaruar se Serbia nuk e ka kaq të thjeshtë zgjedhjen, duke thënë se duhet të kuptohet situata e saj komplekse dhe rrethanat specifike.
Komentet e ambasadorit Hill vijnë pasi Bashkimi Evropian i kërkoi presidentit serb, Aleksandër Vuçiq që të bëj një zgjedhje të prerë, duke i kërkuar kështu që Serbia t’i vendos sanksione Rusisë, ose ta dëmtojë rrugën e saj drejt integrimit në BE.
Hill ka thënë në “TV Happy” se Serbia është në rrethana të zorshme shkaku i varësisë së madhe nga burimet ruse të energjisë, andaj edhe s’mund t’i thuhet direkt “bashkohuni në sanksione”.
“Nëse do të ishte vetëm nga ne dhe jo nga Serbia, do të thoshim se duhet t’u bashkoheni sanksioneve, por ne e kuptojmë se ka rrethana specifike për Serbinë”, deklaroi Hill.