Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka takuar kryetarin e Listës Serbe, si dhe ministrin për Komuniteteve dhe Kthim, Goran Rakiq.
Pas këtij takimi, ambasadori tha se ia bëri të qartë kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në lidhje me reciprocitetin dhe dokumentet nga ana e Kosovës.
Në takimin e zhvilluar me Rakiqin në zyrën e këtij të fundit në Ministrinë për Kthim dhe Komunitete, tha t’ia këtë konfirmuar se ky reciprocitet është në pajtim me marrëveshjet e Brukselit.
Ambasadori amerikan para mediave tha se kërkoi nga kreu i LS, që situata të deeskalohet dhe që palët të kenë kujdes, ndërsa mirëpritet një takimin I radhës I dialogut në Bruksel, më vonë gjatë këtij muaji.
“I rikujtova atij disa nga pozicionimet e SHBA-së në këto çështje, përfshirë edhe për masat e reciprocitetit që i ka marrë Qeveria e Kosovës. Nga perspektiva jonë ato konsistojnë me Marrëveshjen e Brukselit”, tha Hovenier.
Po ashtu, diplomati tha se ia ka bërë me dije qëndrimin e SHBA për individin Milan Radiojçiq, i cili është i sanksionuar nga Thesari Amerikan. Radojçiq është nënkryetar i Listës Serbe.
Takimi Hovenier-Rakiq erdhi pikërisht pas një ditë kur Lista Serbe doli me një qëndrim të hapur, në të cilin thuhej se synojnë rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, të drejtuar nga kryeministri Albin Kurti.