Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në rrugën Pejë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Sllatinë.
Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës Luljeta Mehmeti.
“Nga të dhënat e para që kemi nga terreni, mund të konfirmojmë se sot më datë 16.01.2023 rreth orës 13:25 në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë ( Sllatinë) ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshira janë dy automjete me tabela vendore. Si pasoj e aksidentit katër (4) persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, tha Mehmeti.
Sipas saj njësitë relevante policore janë duke u marrë me rastin.