Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Ibrahim Rugova, saktësisht në hyrje-dalje, në fshatin Trudë.
Si pasojë e aksidentit ku janë të përfshira dy vetura, një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
Rasti është duke u trajtuar nga Njësia e Hetimeve të aksidenteve në Njësinë për Kontrollin e Autostradave
“Me datën 07.02.2023 rreth orës 07:20 në Autostraden I.Rugova saktësisht në Hyrje-Dalje në fshatin Trudë, ka ndodhur aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me tabela vendore. Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia e Hetimeve të aksidenteve në Njësinë për Kontrollin e Autostradave”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.