Policia e Kosovës ka raportuar për një aksident trafiku në mes një veture dhe një treni që ka ndodhur ditën e diel. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Baincë të Drenasit.
“Raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture me targa vendore dhe një treni me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës.”, thuhet në raport.
Megjithatë, ky i fundit pas tretmanit mjekësor është liruar për shtëpi.