Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu i është rikthyer sërish komentimit të ngjarjeve që ndodhën në fundjavë në veri.
Me anë të një postimi në Facebook, Abdullahu ka thënë se SHBA-të e mbrojtën kryeministrin Kurti nga vetvetja e tij, teksa Kosovën nga Kurti, shkruan lajmi.net.
“Opozita do të duhej të bëhej gati ta marr pushtetin. Për më shumë, ky do të ishte inkurajimi më i madh i Serbisë në këto dy dekadat e fundit. Por SHBA-ja është në rrugë të Zotit dhe nuk e bëjnë një gjë të tillë me dikë që ka fituar mbi 50 % të votave”, shkroi ai.
“E keqja më e madhe është se këtë qasje miqësore dhe shumë konstruktive të ShBA-së, Kurti me paranojën e tij mund ta kuptoj si përgatitje të ‘kurthit politik’ nga amerikanët që ai të hyjë në vallen të cilën e tërheqin amerikanët për tu futur në dialog me Serbinë ku ai më pas duhet të bëjë lëshime”, shkroi tutje Abdullahu.
Postimi i plotë:
SHBA-të e mbrojtën Kurtin nga vetja, e Kosovën nga Kurti!
Sikur të heshtte apo ta mohonte Ambasada amerikane në Prishtinë se ka pasur informata dhe koordinim rreth asaj që ndodhi në veri me Qeverinë, kjo Qeveri do t’i kishte ditët e numëruara.
Opozita do të duhej të bëhej gati ta marr pushtetin. Për më shumë, ky do të ishte inkurajimi më i madh i Serbisë në këto dy dekadat e fundit. Por SHBA-ja është në rrugë të Zotit dhe nuk e bëjnë një gjë të tillë me dikë që ka fituar mbi 50 % të votave.
Por, e vërteta është se SHBA-ja (pesë n’dymbëdhjetë), edhe një herë e mbrojtën Kurtin nga vetja e tij dhe Kosovën nga Albin Kurti.
Këtë më së miri e di vetë Kryeministri Kurti, ndërsa më së keqi e interpretojë militantët proqeveritarë të cilët trumbetojnë se çdo gjë është koordinuar me SHBA-në gjë që nuk mund të faktohet.
Dallimin që ja vlen të kuptohet drejtë është se SHBA-ja përkrah Kosovën në parim si shtet, madje pa hile, pra edhe reciprocitetin, por SHBA-ja nuk përkrah metodat, kohën as taktikat e Qeverisë Kurti për atë që u bë në veri.
Prandaj, SHBA-ja doli dhe ndryshoi gjendjen në terren si e vlerësuan vetë ata se është më së miri për shtetin e Kosovës e jo në koordinim me Qeverinë Kurti.
E keqja më e madhe është se këtë qasje miqësore dhe shumë konstruktive të ShBA-së, Kurti me paranojën e tij mund ta kuptoj si përgatitje të ‘kurthit politik’ nga amerikanët që ai të hyjë në vallen të cilën e tërheqin amerikanët për tu futur në dialog me Serbinë ku ai më pas duhet të bëjë lëshime.
Kjo ka qenë akuza bazë e opozitarizmit të VV-së tash e shumë vite për të gjitha ata që kanë dialoguar me Serbinë e kjo tërthorazi ka qenë akuzë edhe kundër ShBA-së.
Sa për t’jua kujtuar: Çdo gjë që ka bërë Kurti në karrierën e tij politike nuk e ka bërë në koordinim me SHBA-në. Nuk po e zgjas më shumë. Fundja po presim edhe 30 ditë që të kuptohet drejtë se sa e si po na u koordinuaka Kurti me SHBA-në dhe sa po e zbaton reciprocitetin.