Deputeti Haki Abazi pak orë para takimit në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se pranimi i çfarëdo marrëveshje me Asociacionin, do të ishte vetëvrasje e menjëherëshme politike, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Përmes një postimi në Facebook, Abazi ka thënë mos pranimi i planit franko-gjerman është vetëvrasje e ngadaltë politike e me shumë pasoja.
Postimi i plotë:
Në ankthin e paguxueshmërisë dhe finales pa epilog
Pranimi i çfarëdo marrëveshje me asociacionin e cfarëdo emërtimi, do të ishte vetëvrasje e menjëhershme politike.
Mos pranimi i planit Franko-Gjerman është vetvrasje politike e ngadaltë politike. Me shumë pasoja!
Çfarë në fakt ka ndodhur për dy vite dialog për të arritur këtu ku vendi është sot. Rikonfirmim i 2013 apo izolim e ndëshkim…shumëçka por mbi të gjitha sot AUK duhet të shtrojë shumë pyetje sidomos nëse fati i procesit mund të udhëhiqet bazuar në preferenca personale!