Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përshëndeti sot hapjen zyrtare të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për anëtarësimin e vendit tonë në BE.
Prezenca e OSBE e ka cilësuar si një kapitull i ri i shumëpritur nga shqiptarët dhe i merituar, teksa ka theksuar se mbetet një partnere besnike e vendit në përmbushjen e reformave parësore.
“Një kapitull i ri i shumëpritur nga shqiptarët dhe i merituar hapet sot. Prezenca e OSBE-së mbetet një partnere besnike e vendit në përmbushjen e reformave parësore”, shkruan Prezenca e OSBE-së në Shqipëri në një postim në rrjetet sociale.
Shqipëria dhe Bashkimi Evropian mbajnë sot Konferencën e Parë Ndërqeveritare mes tyre në Bruksel që shënon hapjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim të vendit tonë në Bashkimin Evropian.