TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Telefoni e shpëtoi nga plumbi, rrëfimi rrëqethës i ish-gazetarit të BBC-së për sulmin ndaj familjes Jashari

06/03/2023
in Kosovë, Lajme
Telefoni e shpëtoi nga plumbi, rrëfimi rrëqethës i ish-gazetarit të BBC-së për sulmin ndaj familjes Jashari
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-gazetari i BBC-së, Vaughan Smith, i cili gjatë luftës ka xhiruar masakrën e familjes Jashari, ka rrëfyer për Ekonomia Online, tmerrin që ka parë më datë 5, 6 dhe 7 mars të 1998-ës. Ai ka thënë se brutalitetin që e ka parë në Kosovë, nuk kishte rastis ta shoh në asnjë vend tjetër.

Duke folur për luftën në Prekaz, Smith ka thënë se serbët kishin tentuar ta vrisnin, por që kishte arritur të shpëtonte, pasi plumbi e kishte goditur telefonin mobil.

Si pjesëmarrës edhe në luftën e Bosnjë dhe Hercegovinë, Smith ka thënë se tanket që kanë sulmuar familjen Jashari kanë qenë të vjedhura nga holandezët në Bosnjë e Hercegovinë.

“Më kujtohet që erdha me xhirua çka po ndodh në Kosovë. Atëherë nuk e kam kuptuar krejt se çfarë po ndodh por i pash forcat serbe duke hyrë në Prekaz, u fsheha dhe fillova me xhiru aksionin, kishte shumë zjarr. Shumë më vonë e kam kuptuar rëndësinë që ishte duke ndodhur atë ditë më 5 mars të vitit 1998. Unë kisha ardh prej Bosnjës me mbulu luftën e Kosovës, dhe kur e kyçura xhirimet, po shoh se disa prej tankeve që serbët i kishin vjedh prej holandezeve në Bosnjë, i kishin marrë për me i sulmu Jashart dhe në atë kohë fillova me i xhiru dhe më vrenjtën serbët se isha duke i xhiruar prej majës së kodrës, edhe gjuajtën në drejtim timin dhe unë shpëtova vetëm pse plumbi përfundoi në telefonin tim mobil”, ka thënë ai për EO.

Ndonëse kishte dëgjuar për UÇK-në, Smith nuk e njihte dikë nga udhëheqësit e saj. Thotë se ishte takuar me një njëri në Zvicër, e i cili i kishte treguar për organizimin që po ndodhte në Kosovë.

“Unë kisha dëgjuar për UÇK-në se kisha shkuar në Zvicër dhe isha takuar me një njëri që u quajt Pleurat Sejdiu, më ka treguar për UÇK-në dhe me ka treguar se çfarë është duke ndodhur dhe më pat vendos në kontakt me UÇK-në këtu (në Kosovë), por nuk i dija të gjitha detajet por pak kisha dëgjuar, e më vonë e kuptova kur erdha në Kosovë, e sot e kësaj dite jam shumë i lumtur që edhe Aeroporti i Kosovës e ka emrin Adem Jashari”, thotë Smith për EO.

Smith ka thënë se mobilizimin e popullatës që ka parë në Kosovë, nuk e ka parë në asnjë vend ku ka pas luftë.

“Çka më ka befasuar është brutaliteti i asaj masakre, si e vrasin krejt familjen, jo vetëm ata që ishin të armatosur, mandej çfarë më ka befasuar se unë kam qenë në luftërat tjera në Irak e Bosnjë, nuk e kam parë mënyrën sesi e ka mobilizuar krejt popullatën ajo masakër. Ajo masakër i ka mobilizuar të gjithë njerëzit, jashtë Kosovës kanë filluar të vijnë njerëzit. Pra ka pasur efekt të kundërt të asaj se çka dojshin serbët, pra me i demoralizuar këtë popullatë, në fakt e ka mobiluzu”, ka thënë ai.

Tags: Vaughan Smith
ShareTweetShare
Previous Post

Molliqaj paralajmëron protestë kundër Asociacionit

Next Post

Rifat Jashari i shkruan letër Rexhep Selimit për ditëlindje

Related Posts

Kryeministri Kurti thotë se jemi në rrezik për luftë nga Serbia
Ballina

Kurti: Shkatërruam 14 laboratorë droge dhe mbyllëm 16 rrugë ilegale që përdoreshin për kontrabandë në veri

by TV OPINION
22/03/2023
Murtezaj: ATK-ja lidere në rajon, punësimi joformal mbetet problematikë
Kosovë

Murtezaj: ATK-ja lidere në rajon, punësimi joformal mbetet problematikë

by TV OPINION
22/03/2023
Qeveria emëron Bordin e “KRU Gjakova”
Ballina

Kurti: Sonte bëhen dy vjet nga zgjedhja e Qeverisë, gjatë kësaj kohe buxhetit iu shtuan 760 milionë euro

by TV OPINION
22/03/2023
Hoti thotë se gjatë qeverisjes së Kurtit u rrit importi nga Serbia
Ballina

Hoti: Kosova po funksionon si pa zot shtëpie, shumë institucione kyçe pa drejtues

by TV OPINION
22/03/2023
Hapet tenderi për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë
Kosovë

Hapet tenderi për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë

by TV OPINION
22/03/2023
Next Post
Rifat Jashari i shkruan letër Rexhep Selimit për ditëlindje

Rifat Jashari i shkruan letër Rexhep Selimit për ditëlindje

Te fundit

Krasniqi bën homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve të Likoshanit dhe Çirezit

Krasniqi bën homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve të Likoshanit dhe Çirezit

28/02/2023
Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës

Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës

18/06/2022
A e dini se hekuri ka një jetëgjatësi? Gjërat shtëpiake që i përdorim më gjatë se sa duhet

A e dini se hekuri ka një jetëgjatësi? Gjërat shtëpiake që i përdorim më gjatë se sa duhet

06/06/2022
Apeli anulon vendimin e Themelores, e kthen në rivendosje rastin e dhunimit të 11 vjeçares

Apeli anulon vendimin e Themelores, e kthen në rivendosje rastin e dhunimit të 11 vjeçares

26/01/2023
Dy ngjarjet e paralajmëruara për sot

Ngjarjet e ditës së sotme

19/09/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Kurti: Shkatërruam 14 laboratorë droge dhe mbyllëm 16 rrugë ilegale që përdoreshin për kontrabandë në veri
  • Murtezaj: ATK-ja lidere në rajon, punësimi joformal mbetet problematikë

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?