Ka eskaluar protesta në Shkup, teksa kanë nisur edhe përplasjet me policinë.
Nga pamjet “Live” nga atje, shihet se ka edhe policë të lënduar, shkruan lajmi.net.
Po ashtu, ka konfrontime masive mes protestuesve dhe policisë.
Disa autoambulanca janë në vendin e ngjarjes.
Kjo është dita e katërt që në Shkup po mbahet protesta me moton “Ultimatum? Jo, faleminderit”, kundër propozimit francez përmes të cilit synohet të tejkalohen dallimet mes Shkupit dhe Sofjes zyrtare rreth të kaluarës dhe çështjes së identitetit maqedonas.