Modelja e njohur, Heidi Lushtaku, është martuar me futbollistin e njohur, Merih Demiral, i cili luan për Atalantën dhe Kombëtaren e Turqisë, raporton Express Rozë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lushtaku, e cila ka marrë edhe mbiemrin e futbollistit.
Në bion e saj në Instagram, ajo ka shënuar “nënë&e martuar”.
Nuk dihet nëse çifti kanë bërë ndonjë ceremoni, apo vetëm janë kurorëzuar
Dyshja janë bërë prindër të një djali para 3 muajsh. Për lindjen e djalit, çifti kishin njoftuar një muaj më pas.
Ndryshe, modelja ka qenë më herët e fejuar me Robin Krasniqit, i cili para mbi një muaji u martua me modelen Marigona Krasniqi./Gazeta Express