Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka informuar qytetarët për çmimet e derivateve, të vlefshme për 24 orët e fundit.
Në çmimet e fundit nuk është se vërehet ndonjë zbritje që do t’u ndihmonte qytetarëve.
Tani për tani çmimi për Dizel është 1.79 Euro për litër.
Çmimi maksimal i lejuar për Benzinë është 1.76 Euro për litër.
Kurse çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është 0.78 Euro për litër.
Çmimet e lartcekura janë valide deri nesër në ora 10:00.
Ndryshe “çmimi tavan” i përcaktuar nga Qeveria e Kosovës parashihet që t’u dilte në ndihmë qytetarëve, por një gjë e tillë nuk po ndodhë.
Madje numri i madh i veturave që është parë çdoherë në qytetet e Kosovës tashmë ka rënë, e gjithë kjo si pasojë e çmimeve tejet të larta të derivateve.