TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Vuçiq: Njohja reciproke mes Serbisë dhe Kosovës është dëshirë e BE-së, jo e jona

15/06/2022
in Ballina, Kosovë, Lajme
Vuçiq: Njohja reciproke mes Serbisë dhe Kosovës është dëshirë e BE-së, jo e jona
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Të mërkurën, më 15 qershor, presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se njohja reciproke e Serbisë dhe Kosovës ishte dëshirë e Bashkimit Evropian (BE) por jo e Serbisë.

Deklarata e presidentit serb Aleksander Vuçiq erdhi si reagim ndaj raportit të Parlamentit Evropian për Serbinë, ku për herë të parë shkruhet shprehimisht pritshmëria e BE-së për “njohje reciproke” mes Serbisë dhe Kosovës.

“Njohja reciproke është dëshira e tyre, është mirë që ata e duan, por ne nuk e duam. Dhe siç thashë – të gjithë kanë punën e tyre, ata kanë të tyren, ne kemi tonën,” tha Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë një eventi të zhvilluar në Beograd.

Vuciq theksoi se nuk e konteston rëndësinë e dokumentit të miratuar nga Parlamenti Evropian, por shprehu besimin se “përbërja e re e parlamentit dhe qeveria e re në Serbi do të konfirmojnë gjithçka që ai ka deklaruar sot”.

Vuçiq tha gjithashtu se korniza e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duhet të fokusohet mbi “normalizimin e marrëdhënieve” mes dy vendeve, dhe jo njohjes.

Komisioni i Parlamentit Evropian për Politikë të Jashtme (AFET) ka miratuar të martën, më 14 qershor raportet për Kosovën, Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën.

Parlamenti Evropian për herë të parë ka thënë se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të “bazohet në njohjen reciproke”.

Krahas marrëdhënieve me Kosovën dhe sundimit të ligjit në vend, raporti i votuar përfshin edhe harmonizimin me politikat e sanksioneve kundër Rusisë, si përcaktues i progresit të përgjithshëm të Serbisë në procesin e anëtarësimit në BE.

Autoriteteve në Beograd u kërkohet të “tregojnë përkushtim të vërtetë ndaj vlerave të BE-së dhe të harmonizohen me vendimet dhe pozicionet e BE-së në politikën e jashtme dhe të sigurisë, duke përfshirë sanksionet kundër Rusisë”

Tags: Aleksander VuçiqBEDialoguKosovaSerbia
ShareTweetShare
Previous Post

Protesta e nesërme e veteranëve, bëhet thirrje për përjashtim të çdo lloj dhune

Next Post

Asociacioni i komunave për anulimin e “Sunny Hill” – Ministria i ka ndërhyrë komunës në kompetenca

Related Posts

Plagosja e policëve në Skenderaj, vjen reagimi i Xhelal Sveçlës
Ballina

Plagosja e policëve në Skenderaj, vjen reagimi i Xhelal Sveçlës

by TV OPINION
03/07/2022
Tuppurainen thotë se Finlanda mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, dhe heqjen e vizave
Botë

Tuppurainen thotë se Finlanda mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, dhe heqjen e vizave

by TV OPINION
03/07/2022
Kurti iu drejtohet serbëve të Kosovës: Regjistroni veturat me targat RKS, do të ketë edhe lehtësime
Ballina

Kurti iu drejtohet serbëve të Kosovës: Regjistroni veturat me targat RKS, do të ketë edhe lehtësime

by TV OPINION
03/07/2022
​Ekonomia kosovare në pikën më kritike, kërkohet veprim nga Qeveria
Ballina

​Ekonomia kosovare në pikën më kritike, kërkohet veprim nga Qeveria

by TV OPINION
03/07/2022
​Zjarr në një depo në Pejë, dëmtohen tri shtëpi banimi
Kosovë

​Zjarr në një depo në Pejë, dëmtohen tri shtëpi banimi

by TV OPINION
03/07/2022
Next Post
Asociacioni i komunave për anulimin e “Sunny Hill” – Ministria i ka ndërhyrë komunës në kompetenca

Asociacioni i komunave për anulimin e “Sunny Hill” – Ministria i ka ndërhyrë komunës në kompetenca

Te fundit

Interesim i madh i qytetarëve për të nënshkruar peticionin për Trustin

Interesim i madh i qytetarëve për të nënshkruar peticionin për Trustin

27/06/2022
Moti me të reshura e shoqëron Prizrenin deri më…

Moti me të reshura e shoqëron Prizrenin deri më…

06/06/2022
Von Cramon e ka një kërkesë për Serbinë, dy për Kosovën

Von Cramon e ka një kërkesë për Serbinë, dy për Kosovën

16/06/2022
Shqipëria drejt anëtarësimit Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE, Peleshi: Hap i rëndësishëm

Shqipëria drejt anëtarësimit Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE, Peleshi: Hap i rëndësishëm

14/06/2022
Albulena Gërvalla zë vendin e pestë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022

Albulena Gërvalla zë vendin e pestë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022

27/06/2022

Etiketa

AAK Aksident Albin Kurti Arrestim Ballkani i Hapur Bashkimi Evropian BE Covid 19 Edi Rama Futboll Glauk Konjufca Hage Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves Liberalizimi i vizave Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Olaf Scholz Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Proteste Qeveria Rusia Serbi Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Ukraine Veteranet Vjosa Osmani Volodymyr Zelensky
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Plagosja e policëve në Skenderaj, vjen reagimi i Xhelal Sveçlës
  • Tuppurainen thotë se Finlanda mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, dhe heqjen e vizave

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?