Dje në media është raportuar se Posta e Kosovës është futur në kredi për të paguar pagat e stafit.
Madje është thënë se kjo kredi do të ndihmojë në ekzekutimin e pjesës së dytë të pagave të muajit maj.
E lidhur me këtë çështje për Front Online, ka folur Fakete Kadiu, U.D. Kryeshefja Ekzekutive në Postën e Kosovës.
Ajo ka thënë se kjo çështje nuk qëndron ashtu siç është raportuar në media, duke shpjeguar se deri te grada e gjashtë të gjithë punëtorët kanë marrë pagat.
“Deri të grada e gjashtë është procesua edhe pjesa e dytë e pagave dhe do të shkohet në mënyrë parciale. Kjo kredi na ndihmon për mi zbut dëmtimet tjera shtesë që kanë rrjedhë nga mos investimi në infrastrukturën operacionale në pajisje”, është shprehur Kadiu, për Front Online.
Ndërsa, ka thënë se komplet çështja është keqinterpretuar.
“Kjo është keqinterpretua. Kjo ka qenë ndihma që e ka ofru BERZH-i përmes nënhuasë edhe nëse ty dikush të ofron mundësi me i mbulu pagat e stafit ti automatikisht ki mundësi tjera me investua edhe në rregullimin e infrastrukturës shumë të dëmtuar qoftë te veturat, qoftë për pajisje, qoftë për kompjuter, nuk janë ble të rinj për 10 apo 11 vjet”, ka thënë ajo.
Ndërsa, e pyetur se për cilët punëtorë bëhet fjalë e të cilët nuk janë paguar ende ajo ka dhënë një përgjigje jo të qartë.
“Kjo ka të bëjë me humbjet që janë shkaktua për shkak të pandemisë ku një pjesë e punëtorëve për shkak të sëmundjeve kronike nuk ka dalë fare në punë, ndërkaq pjesa tjetër ka punu me rotacion. Ne e dimë që disa punë në Postën e Kosovës është e pamundur të punohen me rotacion, prandaj është kërkua përkrahja në këtë sferë, por jo me i procesu pagat, sepse ato i kemi mbërri por me u krijua hapësira për rregullimin e infrastrukturës operacionale”, ka deklaruar Kadiu.
E, derisa ka folur për infrastrukturën operacionale ka thënë se u duhet përkrahje shtesë.
“Na duhen përkrahje shtesë për me ngrit infrastrukturën qoftë të transportit, qoftë të pajisjeve për me qenë konkurrent edhe për me ngrit performancën rrjedhimisht për mi rrit edhe te hyrat. Ne mund të kemi edhe subvencione sepse ne e kemi të pazgjidhur edhe çështjen e kompensimet të humbjeve në shërbimi universal postar që pritet të diskutohet me ministrinë e linjës dhe me ARKEP-in”, është shprehur ndër të tjera Kadiu.
Kurse, ka treguar edhe problemet me të cilat po ballafaqohen.
“Si Postë momentalisht jemi duke u ballafaqu me një strukturë organizative jofunksionale, me mungesën e kompjuterëve, me mjetet e transportit për këmbime postare të vjetruara dhe me pamundësi për brendim të zyrave postare. Këto janë projekte në të cilat nuk është investu që nga viti 2012 dhe tani brenda një vitit ne nuk mund ti përthekojmë të gjitha ata që na kanë mungu”, ka pohuar u.d. Kryeshefja Ekzekutive në Postën e Kosovës, Fakete Kadiu.
E, pyetur se a kanë kërkuar ndihmë nga Qeveria ajo e ka pranuar që është bërë një gjë e tillë, duke treguar edhe veprimin e kësaj të fundit.
“Përgjigja e Qeverisë ka qenë se fillimisht është hartu rregullorja e humbjeve nga shërbimi universal postar dhe kërkesa për aplikime me projekte konkurrente”, është shprehur Kadiu, për Front Online.
Fakete Kadiu, është zgjedhur në pozitën U.D. Kryeshef Ekzekutiv në Postën e Kosovës më 9 korrik të vitit të kaluar.
Deri tek caktimi i Kadiut, ka ardh si rezultat i dorëheqës së parevokueshme të ish U.D. Kryeshefit Ekzekutiv, Rafet Jashari.