Riyad Mahrez dhe Manchester City janë afër zgjatjes së bashkëpunimit.
Reprezentuesi algjerian ishte ndër futbollistët më të mirë në sezonin e fundit dhe kjo pritet t’i shpërblehet nga kampionët e Anglisë, transmeton Gazeta Express.
Sipas “90min”, Mahrez dhe Manchester City janë afër arritjes së marrëveshjes për rinovim të kontratës.
Sulmuesi i krahut pritet të vazhdojë kontratën deri më 30 qershor 2025.
Kontrata aktuale e 31-vjeçarit skadon në verën e vitit të ardhshëm.
Riyad Mahrez u transferua te Manchester City në vitin 2018 nga Leicester City.
“Qytetarët” në atë kohë paguan 67,80 milionë euro për shërbimet e tij. /Gazeta Express/