TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Shtrenjtimi i rrymës, Supremja vendos në favor të ZRRE-së, ndryshon vendimet e Apelit dhe Themelores

16/06/2022
in Ballina, Ekonomi, Kosovë, Lajme
Shtrenjtimi i rrymës, Supremja vendos në favor të ZRRE-së, ndryshon vendimet e Apelit dhe Themelores
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka aprovuar kërkesën e Zyrës së Rregullatorit për Energji ZRRE për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor dhe ka marrë vendim që të ndryshojë vendimet e Gjykatës së Apelit dhe atë të Gjykatës Themelore, duke e konsideruar kërkesën e PDK-së për shtyrje të vendimit të ekzekutimit të vendimit për tarifat e reja të energjisë si të pa bazuar.

“Aprovohet si e bazuar kërkesa për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, e parashtruar nga i padituri Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit-Departamenti për Çështje Administrative në Prishtinë, A.A. nr. 364/2022 të datës 17. 05. 2022.Ndryshohet aktvendimi i Gjykatës së Apelit-Departamenti për Çështje Administrative në Prishtinë, A.A. nr. 364/2022 i datës 17.05.2022 dhe aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti për Çështje Administrative A. Nr. 656/22 i datës 08.04. 2022, ashtu që refuzohet si e pa bazuar kërkesa-propozimi i paditësit Partia Demokratike e Kosovës për shtyrjen e ekzekutimit të Vendimit të paditurit Zyra e Rregullatorit për Energji, me nr. prot. 077/2022 të datës 16.02.2022, deri në vendosjen sipas padisë me vendim përfundimtar në procedurë gjyqësore”, thuhet në vendimin e Gjykatës Supreme, raporton Gazeta Express.

Komunikata e plotë:

Kolegji i Gjykatës Supreme në konfliktin administrativ, sipas padisë së paditësit-propozuesit Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kundër të paditurit-kundër propozuesit Zyra e Rregullatorit për Energji, (ZRrE), me bazë juridike anulim i vendimit të paditurit, nr. prot. 077/22 të datës 16.02.2022 dhe kërkesë për shtyrjen e ekzekutimit të njëjtit, duke vendosur lidhur me kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor të parashtruar nga i padituri ZRrE, kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit, e ka aprovuar si të bazuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, e parashtruar nga i padituri Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit.

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka ndryshuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit dhe aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, dhe ka refuzuar si të pabazuar kërkesën-propozimin e paditësit Partia Demokratike e Kosovës, për shtyrjen e ekzekutimit të Vendimit të paditurit Zyra e Rregullatorit për Energji.

Gjykata Supreme përmes aktgjykimit ARJ nr.45/2022, vlerëson se duke u nisur nga gjendja e tillë e çështjes, nuk mund të aprovohet si i drejtë dhe ligjor qëndrimi juridik i gjykatës së Apelit dhe i gjykatës së shkallës së parë si në aktvendimet e kontestuara me kërkesë. Në rastin konkret Gjykata e Apelit është dashtë në mënyrë kumulative ashtu si parashihen në nenin 22 par. 2 të LKA-së, t’i vlerësojë drejtë të gjitha rrethanat dhe faktet sipas specifikave të çështjes së vendosur si në vendimin e organit të paditur të ZRRE, prandaj gjykata e shkallës së parë me rastin e lëshimit të masës së përkohshme

kontestuese, gabimisht ka zbatuar këtë dispozitë ligjore, sikur edhe gjykata e shkallës së dytë kur ka aprovuar një qëndrim të tillë të gjykatës së shkallës së parë, sepse sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme arsyetimi i aktvendimit të kontestuar me kërkesë për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor por edhe ai i shkallës së parë është jo bindës dhe jo konkret lidhur me faktet vendimtare në të cilat këto vendime bazohen. Faktet dhe konkludimet e gjykatave të instancave më të ulëta janë të përgjithësuara dhe si të tilla të paargumentuara për atë se, cili është dëmi konkret dhe si është i matshëm ky dëm që i shkaktohet paditësit, i cili vështirë do të riparohej para se të bëhet vlerësimi i ligjshmërisë së vendimit të kontestuar në procedurë të rregullt gjyqësore, gjersa shtyrja nuk do të ishte në dëm të palës kundërshtare apo palës së interesuar dhe shtyrja nuk do të ishte në kundërshtim me interesin publik. Nga kjo rezulton se arsyetimi i aktvendimit kontestues të Gjykatës së Apelit nuk përmban arsye ligjore dhe bindëse sipas provave në shkresa të lëndës për kushtet ligjore që kërkohen sipas nenit 22 të LKA për lëshimin e masës së përkohshme, duke mos u bërë i besueshëm dëmi i pariparueshëm që do të justifikonte masën e përkohshme në këtë fazë dhe duke mos paragjykuar përfundimin e procedurës së vendosjes sipas padisë, në mënyrë meritore, lidhur me shqyrtimin e ligjshmërisë së aktit administrativ.

Tags: Shtrenjtimi i rrymësSupremjaZRRE
ShareTweetShare
Previous Post

Bekim Haxhiu i ndal mikrofonin Haxhi Avdylit

Next Post

Qendra e Studentëve në Prishtinë: Nga zjarri nuk ka të lënduar, dëmet materiale janë të vogla

Related Posts

Plagosja e policëve në Skenderaj, vjen reagimi i Xhelal Sveçlës
Ballina

Plagosja e policëve në Skenderaj, vjen reagimi i Xhelal Sveçlës

by TV OPINION
03/07/2022
Tuppurainen thotë se Finlanda mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, dhe heqjen e vizave
Botë

Tuppurainen thotë se Finlanda mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, dhe heqjen e vizave

by TV OPINION
03/07/2022
Kurti iu drejtohet serbëve të Kosovës: Regjistroni veturat me targat RKS, do të ketë edhe lehtësime
Ballina

Kurti iu drejtohet serbëve të Kosovës: Regjistroni veturat me targat RKS, do të ketë edhe lehtësime

by TV OPINION
03/07/2022
​Ekonomia kosovare në pikën më kritike, kërkohet veprim nga Qeveria
Ballina

​Ekonomia kosovare në pikën më kritike, kërkohet veprim nga Qeveria

by TV OPINION
03/07/2022
​Zjarr në një depo në Pejë, dëmtohen tri shtëpi banimi
Kosovë

​Zjarr në një depo në Pejë, dëmtohen tri shtëpi banimi

by TV OPINION
03/07/2022
Next Post
Qendra e Studentëve në Prishtinë: Nga zjarri nuk ka të lënduar, dëmet materiale janë të vogla

Qendra e Studentëve në Prishtinë: Nga zjarri nuk ka të lënduar, dëmet materiale janë të vogla

Te fundit

Kosovari bllokon autostradën në Austri, voziti në korsinë e kundërt

Kosovari bllokon autostradën në Austri, voziti në korsinë e kundërt

09/06/2022
Protesta e veteranëve, Klinaku: Sa herë që ka seanca, ne do të jemi këtu, para Kuvendit

Protesta e veteranëve, Klinaku: Sa herë që ka seanca, ne do të jemi këtu, para Kuvendit

16/06/2022
Agim Veliu: Vjosa sillet ndaj Lumirit sipas asaj thënies “E kapërceva lumin…”

Agim Veliu: Vjosa sillet ndaj Lumirit sipas asaj thënies “E kapërceva lumin…”

09/06/2022
Mërgimtarët vazhdojnë të paguajnë policën e sigurimit, premtimi i Kurtit mbetet bosh

Mërgimtarët vazhdojnë të paguajnë policën e sigurimit, premtimi i Kurtit mbetet bosh

28/06/2022
Kuvendi mban një minutë heshtje në nderim të Xhevdet Bajrajt dhe Vjosa Berishës

Kuvendi mban një minutë heshtje në nderim të Xhevdet Bajrajt dhe Vjosa Berishës

23/06/2022

Etiketa

AAK Aksident Albin Kurti Arrestim Ballkani i Hapur Bashkimi Evropian BE Covid 19 Edi Rama Futboll Glauk Konjufca Hage Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves Liberalizimi i vizave Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Olaf Scholz Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Proteste Qeveria Rusia Serbi Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Ukraine Veteranet Vjosa Osmani Volodymyr Zelensky
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Plagosja e policëve në Skenderaj, vjen reagimi i Xhelal Sveçlës
  • Tuppurainen thotë se Finlanda mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, dhe heqjen e vizave

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?