Forca e Sigurisë të Kosovës ka bërë të ditur se një kontingjent i saj, i është bashkuar forcave partnere në ushtrimin ndërkombëtar “Winter EX 2025” që udhëhiqet nga Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë ( FART).
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se FSK-ja është pjesë e këtij ushtrimi në kuadër të bashkëpunimit bilateral dhe ftesës së pranuar nga FART.
“Ushtrimi Fushor “Ëinter EX 2025″ është një aktivitet shumëpalësh me pjesëmarrje të gjerë nga vendet partnere, agjencitë e sigurisë, organizatat qeveritare dhe joqeveritare të Turqisë, e që fokus ka aspektin operacional dhe taktik në kushte të motit ekstrem dhe brenda kufijve territorial të Turqisë”, thuhet në njoftim.
Pjesëmarrja e FSK-së, në ushtrim ka për qëllim ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve operacionale dhe profesionale të njësive , si dhe ngritjen e ndërveprueshmërisë në operacionet e përbashkëta me partnerët.