Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar sot ambasadorin William Walker.
Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook. Gjatë takimit, Hamza dhe Walker i kanë kujtuar çastet vendimtare të historisë së Kosovës, kanë biseduar për aleancën me SHBA-në dhe për mënyrat sesi qeveria ime do ta forcojë aleancën me Perëndimin.
Në fotografitë e publikuara nga Hamza shihet edhe një dedikim personal i Walkerit për Hamzën.
”I dashuri Bedri,
Me ngrohtësinë dhe respektin tim më të thellë për vizionin tuaj për një jetë më të mirë për të gjithë kosovarët…”, ka shkruar Walker.
Postimi i plotë:
”Një kafe me ambasadorin William Walker, heroin e lirisë sonë, zëri i të cilit na dha shpresë dhe i hapi rrugë intervenimit të NATO-s. I kujtuam çastet vendimtare të historisë së Kosovës, biseduam për aleancën me SHBA-në dhe për mënyrat sesi qeveria ime do ta forcojë aleancën me Perëndimin. Ambasadorin Walker e ftova që të jetë observues i drejtpërdrejtë i festivalit tonë të demokracisë në këto zgjedhje nacionale, të cilat doemos do ta bëjnë Kosovën ma të mirë”, ka shkruar Hamza.