Besa Ismaili kandidate për deputet nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës ka kritikuar gjuhën e përdorur nga Albin Kurti në fushatën elektorale, duke thënë se kjo është kultur e urrejtjes dhe përcarjes politike.
Dënimi i shqiptuar nga PZAP për gjuhën fyese të z.Kurtit tregon që institucionet që mbikëqyrin sjelljen publike janë funksionale dhe të pavarura.
Postimi i plotë i saj:
Arritja më e madhe e kryeministrit në largim: Kultura politike e bazuar në urrejtje dhe përçarje
Në vend që të ofrojë zgjidhje dhe të udhëheqë me shembull, Albin Kurti është baba i një kulturë politike të bazuar në urrejtje dhe përçarje.
Dënimi i shqiptuar nga PZAP për gjuhën fyese të z.Kurtit tregon që institucionet që mbikëqyrin sjelljen publike janë funksionale dhe të pavarura.
Sjellje të tilla duhet të dënohen publikisht, sepse ato nuk përfaqësojnë vlerat që një lider duhet të mishërojë.
Thuani JO çdokujt që me gjuhën e tij cenon unitetin, respektin dhe normat e shoqërisë sonë.