Kryeministri Albin Kurti, ka uruar kongresmenin republikan amerikan Keith Self për emërimin e tij si Kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.
“Urime për @RepKeithSelf për emërimin tuaj si Kryetar i Nënkomisionit të Komisionit të Punëve të Jashtme për Evropën. Mbështetja juaj për demokracinë dhe sigurinë rajonale është shumë e çmuar” shkruan Kurti.
Tutje Kurti ndan pritjet e tij që të forcohet partneriteti Kosovë-SHBA.