Incident Zjarri – Prizren, 07 Janar 2025
Më datë 07/01/2025, rreth orës 16:19, Policia në Suharekë ka marrë informacion për një incident zjarri në rrugën “Brigada 123”, në kafenenë “Simple”, në Suharekë. Reagimi i policisë ishte i menjëhershëm, ndërkohë që janë njoftuar zjarrfikësit, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur të lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, të cilat kanë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore lidhur me këtë rast. Po ashtu, është njoftuar Inspektori i Punës dhe Eksperti i Zjarreve, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet.
Në përpjekje për të shuar zjarrin, një person ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) të Suharekës.
Lidhur me rastin, është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe, në konsultim me të, është iniciuar rast për incident zjarri. Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Suharekë është duke zhvilluar hetimet për këtë rast.