Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 12:54, në Klinë.
Tutje thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/