Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të vlerësojë certifikimin e Listës Serbe bazuar në rregulloret përkatëse.
Përmes një reagimi në Facebook, ambasadori theksoi nevojën që ky proces të udhëhiqet nga integriteti dhe procedurat ligjore, duke shmangur ndikimet politike, transmeton klankosova.tv.
“Presim që KQZ-ja dhe të gjithë anëtarët e saj të sigurojnë një proces zgjedhor që reflekton drejtësinë dhe respektin për ligjin”, tha ai.
Ambasadori Hargreaves theksoi rëndësinë e respektimit të standardeve më të larta zgjedhore për të ruajtur besueshmërinë e institucioneve dhe stabilitetin demokratik në vend.