TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Kreu i SPAK-ut po qëndron në Prishtinë, nënshkruhet një marrëveshje e rëndësishme

24/12/2024
in Kosovë, Lajme
Kreu i SPAK-ut po qëndron në Prishtinë, nënshkruhet një marrëveshje e rëndësishme
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore.

Kjo u bë gjatë një takimi, mes kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj me një delegacion nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Shqipërisë, kryesuar nga kreu i kësaj prokurorie,  Altin Dumani.

Gjatë këtij takimi, dy kryeprokurorët diskutuan për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit, koordinimit dhe efikasitetit në luftën kundër krimit dhe forcimin e sundimit të ligjit në të dyja shtetet.

Po ashtu kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Shqipërisë (SPAK),  Altin Dumani, nënshkruan edhe marrëveshje bashkëpunimi për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore, të përbërë nga prokurorë të të dyja prokurorive përkatëse, bëhet e ditur në njoftim.

Sipas njoftimi, qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, në mes të dy krerëve të institucioneve të ndjekjes parashikon bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim të veprimeve të të dyja prokurorive në fusha të rëndësishme të luftës kundër krimit që prekin interesat ekonomike, financiare dhe shoqërore të të dyjave vendeve.

Kryeprokurori Isufaj dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, Dumani, nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje e kanë vlerësuar të rëndësishme, duke theksuar se ky është një hap drejt përmirësimit të sigurisë dhe sundimit të ligjit në dy shtetet përkatëse, si dhe drejt ndërtimit të një partneriteti të fortë në mes të dy institucioneve të drejtësisë.

Tags: PrishtineSPAK-u
ShareTweetShare
Previous Post

Ambasadori britanik kërkon nga KQZ vlerësim të drejtë për certifikimin e Listës Serbe

Next Post

Yakin tregon nëse Shaqiri do të rikthehet të luajë për Zvicrën

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
Yakin tregon nëse Shaqiri do të rikthehet të luajë për Zvicrën

Yakin tregon nëse Shaqiri do të rikthehet të luajë për Zvicrën

Te fundit

Policia me fushatë vetëdijesimi apelon tek qytetarët që të mos i përdorin telefonat gjatë ngasjes

Aksident në Veternik, shkelet për vdekje këmbësori

10/03/2023
Komuna e Prizrenit thirrje për OJQ-të kulturore, rinore dhe klubet sportive

Komuna e Prizrenit thirrje për OJQ-të kulturore, rinore dhe klubet sportive

24/06/2022
Tërmeti i fuqishëm godet Iranin, 5 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Tërmeti 4.3 ballë godet Greqinë, ku ishte epiqendra

11/04/2023
Kryeministria sqaron sulmin kibernetik mbi sistemet qeveritare në Shqipëri

Kryeministria sqaron sulmin kibernetik mbi sistemet qeveritare në Shqipëri

18/07/2022
Aprovohen mbi 33 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës

KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset zgjedhore

19/12/2024

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?