Bashkatdhetarë të shumtë kanë nisur të vijnë në Kosovë, e kjo ka bërë që disa vendkalime kufitare të ngarkohen. Pikat më të ngarkuara vazhdojnë të jenë ato me Serbinë, si Dheu i Bardhë, Merdar e Jarinje.
Të dhënat e fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njoftojnë se kolonat te Dheu i Bardhë janë deri në 300 metra, transmeton Telegrafi.
Po ashtu, në Jarinje kolonat janë deri në 150 metra, e Merdar deri 300.
Vendkalimet tjera janë të qeta dhe nuk raportohet për kolona, hyrja mund të bëhet nga 3 deri 10 minuta.