Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se kanë filluar punimet për ndërtimin e një shkolle të re të mesme “7 shtatori”.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se për të është kënaqësi që të tregojë se i kanë filluar punimet e këtij institucioni arsimor.
“Bashkë me drejtorin e Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi, dhe drejtoreshën Besianë Musmurati, kemi nisur këtë projekt me shumë zell dhe entuziazëm”.
“Jemi të lumtur që po bëjmë hapin e parë drejt realizimit të kësaj shkolle dhe presim me padurim ndikimin pozitiv që kjo shkollë do të ketë në nxënësit dhe komunitetin tonë. Dëshirojmë t’ju falënderojmë të gjithë anëtarët e ekipit që kanë ndihmuar në fillimin e këtij procesi”, ka thënë Rama.