Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka nisur seanca e parë gjyqësore ndaj ish-krerëve të-së.
Afër selisë së Hagës një grumbull i personave janë mbledhur për të protestuar kundër gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale të Hagës.
Në mesin e shumë protestuesve në Hagë, ndodhet edhe djali i Kadri Veselit, Klestori.
Dje në Sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë është mbajtur ”Marshi për Drejtësi”. Marshi ka filluar nga ora 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe ka vazhduar në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.
Ky marsh solidarizues ishte në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.