Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, e kanë nënshkruar marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022.
Bislimi, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, tha se ajo e ka vlerën e mbi 91 milionë eurove.
“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje sot, Kosova përfiton edhe mbi 62 milionë euro nga BE-ja, të cilat do të zbatojnë një sërë projektesh. Përveç fondeve të ndara nga BE-ja, fondet do të shtohen edhe nga buxheti jonë me mbi 4 milionë euro dhe po ashtu do të vijnë financime nga partnerët e tjerë bilateralë në masën e 24.88 milionë euro – gjithsej kjo marrëveshje zbaton fonde prej 91.83 milionë euro”, tha Bislimi.
Szunyog tha se Bashkimi Evropian është ofruesi më i madh i asistencës financiare për Kosovën, dhe se po ashtu, sipas tij, BE mbetet partneri strategjik më i rëndësishëm për vendin tonë.