Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës.
Në mbledhjen e sotme e cila pritet të fillojë në ora 10:00, në rend të ditës do të jenë gjithsej 12 pika, shkruan Reporteri.net.
Ndër të tjera, në rend të ditës do të jetë shqyrtimi i Propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, z. Besnik Bislimi, për nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2022 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Në mbledhjen e sotme në rend të ditës do të jetë po ashtu edhe shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e strukturave për Hartimin e Strategjisë Kundër Korrupsionit. /Reporteri.net/