Dy motra adoleshente janë shpëtuar në qytetin Kahramanmaraş 101 orë pas tërmetit masiv që goditi Turqinë, thanë zjarrfikësit.
Në një deklaratë të premten, Departamenti i Zjarrfikësve të Antalias tha se Ayfer, 15 vjeç, u nxor nga rrënojat në orën e 99-të pas tërmetit dhe motra e saj, Fatma, 13 vjeç, u shpëtua dy orë më vonë, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.
Shpëtuesit duke përdorur sensorë sizmikë zbuluan shenja jete nën mbeturina dhe kryen një operacion shpëtimi 10-orësh për të arritur atje ku ndodhej Ayfer, thuhet në deklaratë.
Zjarrfikësit folën me Ayferin në një përpjekje për ta mbajtur atë me vetëdije. Ajo tha se i kishte marrë malli për të ngrënë akullore dhe ata i premtuan se do t’i jepnin pak kur ajo të dilte e sigurt.
Ata gjithashtu luajtën muzikën që ajo kërkoi.
Zjarrfikësit udhëtuan rreth 800 kilometra nga qyteti i Antalias për t’u bashkuar me përpjekjet e shpëtimit në Kahramanmaraş.
101 orë pas tërmetit masiv që goditi Turqinë, thanë zjarrfikësit.