Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar ish-presidentin Rugova, në 17 vjetorin e vdekjes së tij.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se Rugova ka pasur përkushtim politik që ka lënë gjurmë në historinë e Kosovës.
Krasniqi ka shtuar se vepra intelektuale, politike dhe institucionale e Rugovës mbetet e vlerësuar, e çmuar dhe shërben si një dëshmi e një historie unike politike në Evropë e botë.
Postimi i plotë i Krasniqit në Facebook:
Në përvjetorin e vdekjes së ish presidentit Ibrahim Rugova, kujtojmë përkushtimin e tij politik që la gjurmë në historinë e vendit tonë, në kuadër të përpjekjeve sublime për liri dhe pavarësi.
Vepra intelektuale, politike dhe institucionale e Dr. Ibrahim Rugovës, mbetet e vlerësuar, e çmuar dhe shtetësisë së Kosovës i shërben si dëshmi e një historie unike politike në Evropë dhe botë.