TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Cilat ligje nuk u miratuan as këtë vit?

24/12/2024
in Ballina, Kosovë, Lajme
Cilat ligje nuk u miratuan as këtë vit?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Me afrimin e fundit të vitit, afrohet edhe fundi i mandatit të deputetëve aktualë të Kosovës. A e dini se disa ligje thelbësore ata nuk i kanë miratuar?

Në rreth 60 mbledhje të Qeverisë së Kosovës dhe rreth 40 seanca plenare në Parlament gjatë 2024-tës, ligjbërësit në Kosovë nuk arritën t’i miratojnë disa nga ligjet e shumëkërkuara nga shoqëria civile në vend.

Për më tepër, kishte edhe ligje që nuk arritën të përfshiheshin në agjendën legjislative për këtë vit, si Ligji i punës.

Me këtë ligj përcaktohet, ndër të tjera, pushimi i lehonisë, që është ndër arsyet kryesore përse organizata të ndryshme joqeveritare në Kosovë kërkojnë ndryshim të tij.

Disa, si Rrjeti i Grave të Kosovës (RRGK), kanë dalë në vitet e fundit edhe me propozime se si mund të ndryshohet ai.

Ligji është kritikuar edhe për vjetërsinë e tij dhe mungesën e adresimit të problemeve që mundësojnë abuzimin me të drejtat e punëtorëve – vendorë dhe migrantë.

Por, në fund, ligji – për të cilin janë kërkuar e premtuar ndryshime që nga viti 2012 – nuk u përfshi në agjendën legjislative.

“Qeveria e Kosovës po mbështet drejtpërdrejt vazhdimin e shkeljeve të të drejtave të grave dhe burrave”, tha Brikenë Hoxha, drejtoreshë e Iniciativës Kosovare për Stabilitet, gjatë një proteste të thirrur pas mospërfshirjes së Ligjit të Punës në kalendarin legjislativ për vitin 2024.

Për dallim nga ky ligj, për miratimin e një tjetri u tentua disa herë gjatë vitit 2024. Ligji për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor (IVF) ngjalli diskutime të shumta në Parlament dhe jashtë tij.

Ai, fillimisht, ishte propozuar nga Qeveria e Kosovës më 27 janar të vitit 2023, ndërsa ishte miratuar në lexim të parë në Kuvend në tetor të atij viti.

Gjatë këtij viti u tentua gjashtë herë të kalohej në Kuvend edhe në lexim të dytë, por kjo përpjekje dështoi secilën herë.

Procesi u zvarrit për shkak të disa ndryshimeve që kërkoi Visar Korenica, ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, i cili në mandatin e ardhshëm do të kandidojë në kuadër të Listës për Familjen.

Në këtë projektligj parashihet që gratë të kenë qasje në IVF pa marrë parasysh statusin e tyre – qofshin ato beqare, qofshin në një çift homoseksual apo heteroseksual.

Korenica propozoi të largohen tre paragrafë, në mënyrë që fertilizimi i asistuar mjekësor të mos u mundësohej edhe grave të pamartuara dhe çifteve homoseksuale. Këto kërkesa të tij u përkrahën edhe nga disa deputetë të tjerë në Kuvendin e Kosovës.

“Shteti laik, ku?”, “A shkatërron një familje IVF-ja në spitalet private?”, janë ndër pankartat që u panë në protestën e 29 shkurtit.

Për aktivisten e të drejtave të grave, Blenda Asllani, arsyetimet e deputetëve se me kërkesat e tyre “duan të mbrojnë institucionin e familjes”, janë të pabaza.

“Ne nuk i kemi dëgjuar këta deputetë të flasin për sfidat që i kanë nënat vetushqyese, për fëmijët që rriten në shtëpi abuzuese e plot dhunë, apo për fatin e fëmijëve në strehimore. Por, krejt papritur, po i shqetëson prishja e konceptit të familjes tradicionale. Kjo rezulton vetëm si barrë e grave beqare dhe çifteve të varfra”, thotë ajo.

Projektligji parasheh që IVF-ja të fillonte të aplikohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe të hapet një bankë e qelizave riprodhuese publike.

Aktualisht, për kryerjen e këtyre procedurave, gratë drejtohen nëpër spitale private ose në shtete të tjera.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, këto procedura u kanë kushtuar kosovarëve mesatarisht pesë milionë euro në vit.

Me arsyen e njëjtë – për “mbrojtjen e institucionit të familjes” – ka ngecur deri më tani edhe Kodi Civil.

Mospajtimet e deputetëve lidhen me nenin që do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë.

Që nga 16 marsi i vitit 2022, ky Kod nuk ka dalë në Kuvend për miratim, megjithëse Ministria e Drejtësisë ka përsëritur disa herë deklaratën se ai do të dalë në Kuvend “së shpejti”.

Pas interesimit të REL-it, Ministria e Drejtësisë bëri të ditur se ka bërë ndryshime në nenin për bashkësitë civile mes personave të gjinisë së njëjtë, mirëpo nuk ka dhënë detaje se çfarë ndryshimesh janë bërë.

Kristian Rrasaj, ekspert ligjor në Qendrën për Barazi dhe Liri (CEL), thotë se Kodi Civil duhet ta parashohë martesën mes personave të gjinisë së njëjtë, e jo vetëm krijimin e bashkësive civile.

“Nuk mund të them specifikisht që nuk e përkrahim këtë draft. Por, mendimi ynë është që çfarëdo kodi që nuk e përfshin martesën mes personave të gjinisë së njëjtë, nuk do ta kalonte testin e kushtetutshmërisë”, thotë Rrasaj.

Kushtetuta e Kosovës thotë se “se në bazë të pëlqimit të lirë, çdokush gëzon të drejtën të martohet dhe të drejtën që të krijojë familje në pajtim me ligjin”.

Në Kodin Civil thuhet se martesa është “bashkësi e regjistruar ligjërisht ndërmjet dy bashkëshortëve të sekseve të ndryshme”, që do të thotë se ai nuk mundëson martesën midis personave të gjinisë së njëjtë.

Ligji për shëndetin riprodhues dhe Kodi Civil kanë pasur përkrahjen e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, por jo edhe të të gjithë deputetëve të saj.

Nga partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është shprehur kundër Kodit Civil. Të tjerat kanë hezituar t’i shprehin haptazi qëndrimet e tyre.

Në fillim të vitit 2025, më 9 shkurt, kosovarët do të votojnë në zgjedhjet parlamentare, që do të përcaktojnë edhe fatin për agjendat e ardhshme legjislative. /REL/

Tags: KosoveMbledhjeQeveria
ShareTweetShare
Previous Post

Oficerë të FSK-së trajnohen në SHBA për menaxhimin e mbrojtjes

Next Post

Kryetari i KQZ-së e bën të qartë pozicionin e tij rreth moscertifikimit të Srpska’s: Nuk ka bazë ligjore

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
Kryetari i KQZ-së e bën të qartë pozicionin e tij rreth moscertifikimit të Srpska’s: Nuk ka bazë ligjore

Kryetari i KQZ-së e bën të qartë pozicionin e tij rreth moscertifikimit të Srpska’s: Nuk ka bazë ligjore

Te fundit

Ndryshimi i targave të veturave të serbëve, MPB-ja ka një njoftim

Ndryshimi i targave të veturave të serbëve, MPB-ja ka një njoftim

21/07/2022
Arrestohet Florian Marku

Arrestohet Florian Marku

19/12/2024
Partitë me dallime për reformën zgjedhore, synohen ndryshime vetëm në administrimin e zgjedhjeve

KQZ shpall rezultatet përfundimtare për zgjedhjet në veri

25/04/2023
Shqetësuese rastet e dhunës në familje, Prokuroria e Pejës dorëzon 10 aktakuza

Shqetësuese rastet e dhunës në familje, Prokuroria e Pejës dorëzon 10 aktakuza

28/07/2022
Samiti i BE-së del me përfundime, i kërkon Kosovës të themelojë Asociacionin

Samiti i BE-së del me përfundime, i kërkon Kosovës të themelojë Asociacionin

10/02/2023

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?