Klubi nga Arabia Saudite, Al-Nassr ka sqaruar disa gjëra rreth kontratës së Cristiano Ronaldos.
U përfol se përveç pagës 200 milionë euro në vit, Ronaldo e ka edhe një “detyrë” tjetër në kontratë.
Sipas disa raporteve, thuhej se Ronaldo do të jetë ambasador i Arabisë Saudite për të organizuar Kampionatin Botëror të vitit 2030.
Megjithatë, kjo është mohuar nga klubi saudit.
“Al Nassr FC dëshiron të sqarojë se ndryshe nga raportet e lajmeve, kontrata e Cristiano Ronaldos me Al Nassr nuk përfshin angazhime për asnjë ofertë për Kupën e Botës. Fokusi i tij kryesor është te Al Nassr dhe të punojë me shokët e tij për të ndihmuar klubin të arrijë sukses”, thuhej në reagimin e tyre.