Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë në Prizren, për mashtrim.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës është raportuar se i mituri është arrestuar pasi në gusht të vitit të kaluar kishte mashtruar pronarin e një hoteli në Prizren. Ai theksohet të ketë qëndruar në hotel, duke mos paguar fare qëndrimin aty.
Në njoftim thuhet se sipas ankuesit, vlera e dëmit të shkaktuar nga mashtruesi është rreth 1600 euro.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje
”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që muaj më parë kishte mashtruar pronarin e hotelit mashkull kosovar duke mos paguar qëndrimin në hotel. Sipas ankuesit, vlera e dëmit është rreth 1600 €. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.