Kreu i PSD-së Dardan Molliqaj ka komentuar rreth marrëveshjes për target.
Molliqaj është shprehur se “Prej #RKS drejt e n’targat KM. Kaq e pati “rezistenca e Albin Kurtit”. Sonte nënshkruan marrëveshje që as ata vetë s’po mund ta mbrojnë”.
Sipas Molliqajt thotë se nuk ka njohje por Asociacion.
“Por më e rënda është që dakordimi i sontëm hap rrugën për dakordimet e reja. Krejt zhvillimet dhe tensionimet për targat u bën për t’ia hapur rrugën planit franko-gjerman ku nuk ka njohje e ka Asociacion. Kjo është trajektorja e Albin Kurtit: përmes imazhit të rezistencës, i pranon të gjitha marrëveshjet e dëmshme me Serbinë. Marrëveshjet që nuk e zgjidhin problemin, dhe na e lënë brenda konfliktin”, ka shkruar ai.