TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Donjeta Sadiku e humb Botërorin, pasi India ia kushtëzoi pjesëmarrjen me simbolet shtetërore

14/03/2023
in Sport
Donjeta Sadiku e humb Botërorin, pasi India ia kushtëzoi pjesëmarrjen me simbolet shtetërore
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Boksieres kosovare Donjeta Sadiku i është mohuar përsëri pjesëmarrja në Kampionatin Botëror të Boksit në Nju Delhi, pasi India ia kushtëzoi dhënien e vizës me heqjen dorë nga simbolet shtetërore të Kosovës gjatë paraqitjes në garë.

Sadiku, fituese e medaljes së bronztë në Botëror dhe Evropian, përfundimisht nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, që nis sot në New Delhi të Indisë, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

India nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, dhe kjo nuk është hera e parë që ky vend ia ndalon pjesëmarrjen Sadikut në një botëror.

Ministria e Jashtme e Indisë kishte pranuar të jepte viza për ekipin kosovar të boksit fillimisht, para se t’i vinte kushte Sadikut të paraqitej në ring dhe jashtë tij pa asnjë simbol shtetëror të Kosovës.

“Organizatori i Kampionatit bëri me dije se pjesëmarrja e boksieres tonë mund të bëhet vetëm me dy kushtet e vëna: Flamuri i Kosovës dhe himni shtetëror nuk do të përdoren në ndonjërën nga ceremonitë gjatë kampionatit botëror, si dhe pjesëmarrësit e Kosovës nuk do të lejohen të bartin flamurin e tyre, qoftë edhe në veshjet e tyre në formë të printuar”, njoftoi KOK.

Duke parë këto kushte dhe diskriminimin e bërë nga shteti i Indisë, FBOXK në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, vendosi të mos udhëtojë fare drejt Indisë.

Kjo është hera e tretë që Sadikut i mohohet pjesëmarrja në Kampionatet Botërore në Indi dhe rrjedhimisht mundësia për të fituar një tjetër medalje botërore.

Botërori është gara më e rëndësishme e Federatës Ndërkombëtare të Boksit, e cila ka lejuar diskriminimin ndaj kosovarëve duke mos bërë asgjë që boksierët të lejohen të marrin pjesë në kushte të barabarta me të tjerët, dhe duke e lejuar Indinë ta organizojë botërorin sërish pavarësisht historisë së saj diskriminuese ndaj Sadikut.

Tags: Donjeta SadikuSport
ShareTweetShare
Previous Post

Të gjitha shkollat e kryeqytetit do pajisen me dollapë

Next Post

Sot nënshkruhet deklarata e përbashkët për reformën në sistemin e drejtësisë

Related Posts

Mervan Bejtullahu debuton me sukses në garat e UEFA-s
Futboll

Mervan Bejtullahu debuton me sukses në garat e UEFA-s

by TV OPINION
31/03/2023
Me 18 medalje ari të fituara, Majlinda Kelmendi hyn në Librin e Rekordeve Guinnes
Lajme

Rrëfimi i Majlinda Kelmendit: Vajzat në Kosovë janë më punëtore, kur kanë një qëllim asgjë nuk mund t’i ndalë

by TV OPINION
31/03/2023
Kosova kërkon fitoren e parë në kualifikime, sonte përballet me Andorrën në “Fadil Vokrri”
Futboll

Kosova kërkon fitoren e parë në kualifikime, sonte përballet me Andorrën në “Fadil Vokrri”

by TV OPINION
28/03/2023
Shqipëria nis sot rrugëtimin në Euro 2024, përballet me Poloninë
Shqipëri

Shqipëria nis sot rrugëtimin në Euro 2024, përballet me Poloninë

by TV OPINION
27/03/2023
Laura Fazliu mposhtet në ndeshjen e parë
Sport

Fazliu fiton medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Gjeorgjisë

by TV OPINION
25/03/2023
Next Post
Haxhiu: Për reformën në drejtësi duhet të jemi të unifikuar, pavarësisht dallimeve politike

Sot nënshkruhet deklarata e përbashkët për reformën në sistemin e drejtësisë

Te fundit

Ahmeti: Nga inflacioni deputetit iu hoqën dy biftekë e një salmon në muaj, por një mësimdhënësi dy-tri litra vaj

Ahmeti: S’ka dyshim që Kosova do ta pranojë Asociacionin, s’ka rrugë tjetër pa pasoja

25/01/2023
Man United identifikon zëvendësuesin e Cristiano Ronaldos

Man United identifikon zëvendësuesin e Cristiano Ronaldos

23/11/2022
Arrestohen tre të mitur në Fushë Kosovë, sulmuan një bashkëmoshatar

Vdes një person në Prishtinë, u rrëzua nga një lartësi prej 4 metrave

20/10/2022
Shtohen vatrat e zjarrit në Shqipëri, autoritetet: Shumë janë të qëllimshme

Shtohen vatrat e zjarrit në Shqipëri, autoritetet: Shumë janë të qëllimshme

08/08/2022
KEDS njofton për punime në rrjet, këto zona do të mbesin pa rrymë

Punime në rrjet nga KEDS, në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës

22/11/2022

Etiketa

AAK Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Gjeneral Kudusi Lama e Nait Hasani vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë
  • Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hoxha: Të gjithë kemi arsye për pjesëmarrje

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?