Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka thënë se në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, kemi arritur që të dyfishojmë bashkëpunimin ndërushtarak, që ndër të tjera ka rezultuar me ndërtimin dhe zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve të para të komponentës luftarake dhe mbështetjes luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se, vizionin e përbashkët e mbështesim në konceptin “smart defense”.
“Efektivët tanë të njësive të këmbësorisë së bashku me vëllezërit e motrat e njësive homologe të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, shkëmbyen eksperiencat e tyre, gjatë trajnimit të përbashkët një mujor. Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, kemi arritur që të dyfishojmë bashkëpunimin ndërushtarak, që ndër të tjera ka rezultuar me ndërtimin dhe zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve të para të komponentës luftarake dhe mbështetjes luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Vizionin e përbashkët e mbështesim në konceptin “smart defense”, me mbështetjen dhe koordinimin e plotë me aleatin tonë jetik SHBA-në, gjithnjë në funksion të përmbushjes së misioneve tona kushtetuese, dhe në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë së vendeve tona, rajonit tonë dhe botës liridashëse dhe paqedashëse. Së bashku gjithmonë jemi më të fortë!” ka shkruar Mehaj”