TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Gazetarët pa Kufij: Kosova dhe Shqipëria në mesin e vendeve problematike

03/05/2023
in Ballina, Botë, Kosovë, Lajme, Shqipëri
AGK: Shqetësuese raporti i HRW, gjuha e Prindon Sadriut e Luan Dalipit krijuan ambient armiqësor për gazetarët

TV cameras in raw

0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Organizata Gazetarët Pa Kufij shprehu shqetësim për gjendjen e lirisë së mediave, duke përmendur si arsye kryesore për keqësimin e situatës: luftën e Rusisë në Ukrainë, shtypjen dhe persekutimin e gazetarëve, si dhe kërcënimet nga përmbajtja e rreme dhe propaganda.

Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit i organizatës Gazetarët Pa Kufij u publikua të mërkurën, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.

Ai arrin në përfundimin se situata është “shumë e keqe” në 31 vende, “e keqe” në 42 vende, “problematike” në 55 dhe “e mirë” ose “mjaft e mirë” në 52 vende.

Kjo do të thotë se mjedisi për gazetarinë është i keq në shtatë nga dhjetë vende, dhe i kënaqshëm vetëm në tri nga dhjetë vende.

Organizata Gazetarët Pa Kufij i radhiti Kosovën dhe Shqipërinë në mesin e vendeve problematike. Megjithatë, sipas indeksit që u publikua të mërkurën, të dyja vendet kanë shënuar rritje në krahasim me një vit më parë.

Në indeksin që përfshin 180 vende, Kosova radhitet në vendin e 56-të – një rritje prej 5 vendesh në krahasim me vitin e kaluar, kur radhitej në vendin e 61-të.

Shqipëria radhitet në vendin e 96-të, duke shënuar një rritje prej 7 vendesh krahasuar me një vit më parë, kur radhitej e 103-a.

Serbia, ku sipas raportit mediat pro-qeveritare përhapin propagandë ruse, radhitet këtë vit në vendin e 91-të, duke pësuar rënien më të thellë – për 12 vende – në rajonin që përfshin Bashkimin Evropian dhe Ballkanin.

Maqedonia e Veriut e radhitur në vendin e 38-të dhe Mali i Zi në vendin e 39-të janë në grupin e vendeve me gjendje “pak a shumë të mirë” ose të kënaqshme.

Maqedonia e Veriut ka pasur një rritje me 19 vende nga viti i kaluar, ndërsa Mali i Zi një përmirësim me 24 vende.

Bosnje dhe Hercegovina, e radhitur në vendin 64, ka një rritje prej tri vendesh në krahasim me një vit më parë.

Norvegjia renditet e para për të shtatin vit radhazi, ndërsa tri vendet e fundit, me gjendjen më të keqe të shtypit në botë, janë në Azi: Vietnami, Kina dhe Koreja e Veriut./REL

Tags: Gazetarë
ShareTweetShare
Previous Post

Policia me fushatë sensibilizuese në Shtërpcë për aplikimin e të rinjve nga komunitetet pakicë

Next Post

Tahiri: I papranueshëm barazimi i agresorit me viktimën në deklaratën për të pagjeturit që u pranua nga Kurti

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
Tahiri për takimin e Kurtit e Osmanit me Blinken: Ka rëndësi strategjike për Kosovën

Tahiri: I papranueshëm barazimi i agresorit me viktimën në deklaratën për të pagjeturit që u pranua nga Kurti

Te fundit

Qeveria e Kosovës sot merr vendim për rregullimin e çmimit të naftës

Kurti mbledh sot ministrat, zhvillohet mbledhja e radhës

10/08/2022
Publikohet video e arrestimit të nxënësit që vrau tetë fëmijë dhe rojën e shkollës në Beograd

Publikohet video e arrestimit të nxënësit që vrau tetë fëmijë dhe rojën e shkollës në Beograd

03/05/2023
Prishtina dhe Trepça i mësojnë emrat e kundërshtarëve në FIBA Europe Cup

Prishtina dhe Trepça i mësojnë emrat e kundërshtarëve në FIBA Europe Cup

14/07/2022
Afër 106 milionë, votohet buxheti i komunës së Prishtinës

Afaristët qiramarrës ankohen tek kryetari i Prishtinës për ngritjen e çmimeve

03/02/2023
BE: Përgjegjësia për zbatimin e marrëveshjeve për energjinë u takon palëve

Stano: Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon javën tjetër në nivel të kryenegociatorëve

28/03/2023

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?