Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar kërkesën për debat parlamentar dhe rezolutën lidhur me masat që duhet të ndërmerren për të ndihmuar qytetarët të përballen me rritjen e çmimeve në produktet esenciale.
Në një komunikatë të LDK-së për media thuhet se ka një vit prej kur produktet dhe shërbimet në Kosovë kanë pësuar rritje enorme.
Ky është njoftimi i LDK-së:
Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzon kërkesën për debat parlamentar dhe rezolutën lidhur me masat që duhet të ndërmerren për të ndihmuar qytetarët të përballen me rritjen e çmimeve në produktet esenciale
Lidhja Demokratike e Kosovës me kohë ka propozuar reduktimin e akcizës në derivate dhe reduktimin e TVSH-së në produkte esenciale, gjersa sot çmimi i naftës po shënon rekord të ri prej 1.90 eurove për litër; derisa inflacioni i gjithëmbarshëm ka arritur në plot 13%.
Ka mbi një vit që çmimet e produkteve dhe shërbimeve në Kosovë kanë pësuar një rritje enorme. Ky inflacion, veçanërisht i theksuar tek produktet esenciale si ushqimi,
derivatet dhe energjia elektrike ka krijuar dhe vazhdon të krijojë vështirësi financiare për buxhetin e secilës familje kosovare, për secilin qytetar në Kosovë. Shtoj kësaj dhe faktin që niveli i përgjithshëm i pagave nuk ka ndonjë rritje të theksuar gjatë kësaj periudhe dhe situata rezulton e papërballueshme për qytetarët dhe familjet e vendit tonë.
Andaj, duke u bazuar në situatën e krijuar, Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes Grupit Parlamentar, sot ka dorëzuar kërkesën për debat parlamentar dhe rezolutën për masat që duhet të ndërmerren për të ndihmuar qytetarët të përballen me rritjen e çmimeve në produktet esenciale.
Prandaj me qëllim që të përkrahen qytetarët dhe familjet kosovare të përballen me rritjen e çmimeve, LDK kërkon nga Kuvendi i Kosovës t’i votojë këto rekomandime:
1. Të reduktohet akciza dhe norma e TVSh-së për derivate, për tre (3) muaj, me mundësi vazhdimi të masës edhe për tre (3) muaj tjerë, varësisht nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare.
2. Të zgjerohet lista e produkteve të domosdoshme me normë të reduktuar të TVSh-së për tre (3) muaj, me mundësi vazhdimi te masës edhe për tre (3) muaj tjerë, varësisht nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare.