TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Kështu e komentuan mediat greke ndeshjen me incidente ndaj Kosovës

13/06/2022
in Ballina, Futboll, Lajme, Sport
Kështu e komentuan mediat greke ndeshjen me incidente ndaj Kosovës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Mediat greke i kanë minimizuar incidentet që ndodhën mbrëmë në stadiumin e Volos, ku Greqia e mundi Kosovën 2:0 në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Në stadium pati gjithçka përpos futbollit, me incidentet që nisën ende pa filluar loja, për të vazhduar gjatë tërë saj e deri në përfundim të saj.

Mirëpo, mediat greke kanë raportuar qetë, si të mos kishte ndodhur asgjë, ndërsa i lanë “paq” tifozët grekë, të cilët e shpërfaqën edhe një herë urrejtjen e tyre ndaj shqiptarëve, shkruan “Gazeta Express”.

“Fitore e madhe e Kombëtares së Greqisë ndaj Kosovës. Skuadra mbizotëroi 2:0 me golat e Giakoumakis dhe Mandalos. Arriti në katër ndeshje dhe katër fitore në Ligën C të Kombeve dhe e mbylli çështjen e liderit në grup si dhe ngitjen bë Ligën B”, ka shkruar mediumi grek “sportdog” në versionin e tij online.

Ndërkohë, të vetmin fakt që e përmend ky medium është se “ka pasur tensione në lojë” dhe laserin që u lëshua në drejtim të lojtarëve të Kosovës, në tentim për t’i penguar ata.

Ndërkaq, mediumi tjetër grek, “Gazzetta.gr” po ashtu ishte i butë në shkrimin që e bëri për lojën me plot incidente.

“Episodet që shpërthyen në tribunat e “Panthessalikos” menjëherë pas rezultatit 1:0 të Greqisë çuan në pezullimin e lojës me Kosovën. Në minutën e 71-të dhe pas golit të shënuar nga Giakoumakis, në “Panthessaliko” pati incidente mes tifozëve grekë dhe kosovarë. Këto episode u bënë shkak i pezullimit të përkohshëm të lojës”, ka shkruar ky medium.

Tifozët grekë i sulmuan me fishekzjarrë dhe me shishe nga distanca tifozët kosovarë, ndërsa më pas disa prej tyre e kaluan gardhin dhe tentuan t’i sulmonin “Dardanët”.

Ata ndërkohë e vërshëllyen himnin shtetëror të Kosovës, shfaqën banera skandaloz dhe provokues, me flamurin serb brenda hartës së Kosovës dhe bënë brohoritje anti-shqiptare. /Gazeta Express/

Tags: FutbollKosoveMediat grekeNdeshjeSport
ShareTweetShare
Previous Post

Presidentja Osmani dekreton shtatë prokurorë me mandat fillestar

Next Post

Ngritja e çmimeve, LDK dorëzon kërkesë për debat parlamentar për masa ndihmëse ndaj qytetarëve

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
Ngritja e çmimeve, LDK dorëzon kërkesë për debat parlamentar për masa ndihmëse ndaj qytetarëve

Ngritja e çmimeve, LDK dorëzon kërkesë për debat parlamentar për masa ndihmëse ndaj qytetarëve

Te fundit

Murati për rritjen e pensioneve për veteranët: Fillimisht duhet të pastrohen listat

Hekuran Murati thërret konferencë për media

18/07/2022
U mbajt dëgjimi publik me banorët e qytetit të Prizrenit

U mbajt dëgjimi publik me banorët e qytetit të Prizrenit

18/08/2022

Kurti flet sërish serbisht, iu bën thirrje serbëve t’i konvertojnë targat në “RKS”

01/09/2022
Fol: Qeveria realizoi vetëm 47.6% të planit të punës për gjashtë muaj

Fol: Qeveria realizoi vetëm 47.6% të planit të punës për gjashtë muaj

09/08/2022
Bisedimet mes klubeve po vazhdojnë, agjenti i lojtarit konfirmon dëshirën e Rashicës: Është shumë i lumtur në Stamboll

Bisedimet mes klubeve po vazhdojnë, agjenti i lojtarit konfirmon dëshirën e Rashicës: Është shumë i lumtur në Stamboll

15/12/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?