Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të vizitojë sot Klinikën e Onkologjisë, në kuadër të Muajit të luftës kundër kancerit të gjirit.
Sipas njoftimit të presidencës, Osmani do të qëndrojë në Onkologji në ora 10:15.
Pas takimit me strukturat drejtuese të ShSKUK-së dhe Klinikës së Onkologjisë, Osmani do të ketë deklaratë për media.