TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

KQZ njofton se fillon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për katër komunat në veri

26/11/2022
in Ballina, Kosovë, Lajme
Partitë me dallime për reformën zgjedhore, synohen ndryshime vetëm në administrimin e zgjedhjeve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot, më 26 nëntor ka filluar periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Afati i aplikimit për këtë periudhë do të përfundojë më 30 nëntor 2022. Sipas KQZ-së, gjatë kësaj periudhe, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në këto katër komuna. Gjithashtu, edhe ata/ato që nuk kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi, mund të aplikojnë.

Të gjitha detajet për periudhën e aplikimit për regjistrim si votues jashtë Kosovës janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org (Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për votuesit > Votimi përmes postës) apo në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/

Në fund të njoftimit thuhet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë qytetarët me të drejtë vote, që jetojnë jashtë Kosovës dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse – që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe pastaj, pas regjistrimit, të votojnë përmes postës gjatë periudhës e cila fillon më 9 dhjetor. Fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 16 dhjetor 2022.

Tags: KQZ
ShareTweetShare
Previous Post

Gjukanoviq: Ballkani Perëndimor është ende një nga zonat e interesit të Rusisë

Next Post

Ish-koloneli i shqetësuar me ikjen e pjesëtarëve të FSK-së: Ushtari duhet ta ketë pagë të dinjitetshme

Related Posts

Hapet konkurs për pranimin e 37 gjyqtarëve të rinj në tërë Kosovën
Kosovë

Dyshohet se morën ryshfet për patentë shofer, një muaj paraburgim për tre persona

by TV OPINION
04/02/2023
Serwer: Është më realiste që Serbia të kthehet kah Kina, sesa kah Perëndimi
Ballina

Serwer: Disa nga kushtet e Kurtit për Asociacionin mund të jenë pengesë për marrëveshjen

by TV OPINION
04/02/2023
Qeveria: Boshnjakët dhe shqiptarët kërkojnë reciprocitet të të drejtave në Serbi
Kosovë

Qeveria: Boshnjakët dhe shqiptarët kërkojnë reciprocitet të të drejtave në Serbi

by TV OPINION
04/02/2023
Ukraina dhe Rusia këmbejnë dhjetëra të burgosur të luftës
Botë

Ukraina dhe Rusia këmbejnë dhjetëra të burgosur të luftës

by TV OPINION
04/02/2023
Stuhi të fuqishme bore e ere përfshijnë disa komuna të Kosovës
Ballina

Stuhi të fuqishme bore e ere përfshijnë disa komuna të Kosovës

by TV OPINION
04/02/2023
Next Post
Mehaj, përpara udhëheqësve të NATO-s: FSK është duke e rritur profesionalizmin

Ish-koloneli i shqetësuar me ikjen e pjesëtarëve të FSK-së: Ushtari duhet ta ketë pagë të dinjitetshme

Te fundit

PSD sot shpall protesta kundër Gjykatës Speciale

PSD: Kurti është i gatshëm ta themelojë asociacionin – po ndërron në pikat ku s’do të duhej

30/08/2022
Presidenti i Shqipërisë të hënën vije në Kosovë, takohet me Konjufcën

Presidenti i Shqipërisë të hënën vije në Kosovë, takohet me Konjufcën

12/08/2022
Kurti – opozitës: Kërkoni falje për privatizmin e distribucionit të energjisë elektrike

Kurti – opozitës: Kërkoni falje për privatizmin e distribucionit të energjisë elektrike

22/06/2022
Nagavci: Sfidat në Arsimin profesional janë të shumta

Ministrja Nagavci: E shqetësuar rreth plagjiaturës në UP

05/08/2022
Raporti i UNDP-së: Bie niveli i kënaqshmërisë për punën e kryeministrit

Zgjidhja për reciprocitetin dhe targat, Kurtit i kërkohet mos të ketë kthim prapa

27/08/2022

Etiketa

AAK Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nafta Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbi Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Dyshohet se morën ryshfet për patentë shofer, një muaj paraburgim për tre persona
  • Serwer: Disa nga kushtet e Kurtit për Asociacionin mund të jenë pengesë për marrëveshjen

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?