Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hysen Berisha tha se kriza ekonomike në Kosovë nuk ka ardhur si rezultat i luftës në UkrainëI ftuar në emisionin “Ditari”, në Tëvë1, Berisha tha se Kosova nuk e prodhon rrymën nga gasi, por nga thëngjilli si dhe nuk importon grurë nga Ukraina por e merr nga Serbia.
“Kriza nuk ka ardhur ekskluzivisht si rezultat i luftës në Ukrainë, sepse Kosova nuk ka pasur biznese të mëdha dhe të lidhura me Ukrainën. Madje deri sa ka filluar lufta atje nuk e kemi ditur se Ukraina ka qenë një furnizues i madh me disa produkte qe ne i kemi kryer këtu në afërsi me fqinjët. Shembull ne rrymën nuk e prodhojmë nga gasi që të kemi varësi nga lufta, na e kemi rrymën nga thëngjillin dhe nuk ngrohemi me gas që të kemi problem, ne grurin nuk e kemi marrë në Ukrainë ne e kemi marrë në Serbia”, tha ai.
Sipas deputetit të PDK-së, kriza në Kosovë ka ardhur si rezultat i politikave të gabuara qeverisëse dhe tendencës për instalimin e një diktature që të kontrollohet gjithçka në shtet.
“Kriza ka ardhur si rezultat i politikave të gabuara qeverisëse dhe tendencave për të instaluar një lloj neokomunizmi me të cilin administrohet edhe ekonomia dhe kontrollohet gjithçka në shtet. Tendenca për të vu politika diktuese të çmimeve në treg është tendencë që e kanë sprovuar vendet diktatoriale, vendet komunitet dhe dihet cili është rezultati, kanë dështuar ajo doktrinë politike udhëheqëse”, tha Berisha.
Ndërsa sa i përket çmimeve tavan për derivatet, Berisha thotë se këto trende nuk janë pozitive dhe çojnë drejt instalimit të diktaturave“Kriza ka ardhur për shkak të rritjes së çmimeve, shteti nuk ka luftuar asnjëherë që të luftojë ngritjen e çmimeve”, shytoi ai.