Me një muaj vonesë, procesi mësimor ka filluar sot në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë, pas më shumë se një muaji grevë nga SBASHK-u.
Policia e Kosovës ka dalë me një apel për të gjithë shoferët nga të cilët ka kërkuar që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.
“Ngadalësoni shpejtësinë e lëvizjes gjatë ngasjes së mjetit në zonën e shkollës”, thuhet në apelin e policisë.
Policia ka theksuar se siguria rrugore është përgjegjësi për të gjithë.