Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar në lidhje me vazhdimin e grevës në arsim.
Abdixhiku tha se mbi 320 mijë fëmijë tash e një muaj janë pa mësim e rrinë në shtëpi.
E pikërisht në këtë kohë sipas tij, kryeministri i vendit, Albin Kurti, zgjedhë të largohet për në Japoni.
“Paaftësi dhe papërgjegjësi! Ky njeri nuk di të qeverisë”,tha Abdixhiku, transmeton lajmi.net.
I pari i LDK-së, tha po ashtu se asnjëherë në Kosovë, në koëh paqeje, mësimi nuk është ndërprerë kaq gjatë.
“Asnjëherë më parë fëmijët kosovarë nuk kanë pësuar me kaq pandjeshmëri. Kjo më nuk është gjendje normale. Fëmijët, familjet, mësimdhënësit e vet shteti s’mund të dëmtohen me kaq lehtësi. Kujt i duhen fajësimet, ofendimet e egot individuale kur në fund mbesim në krizë?”,shtoi ai.
Abdixhiku tha njashtu se Kosova ka nevojë për vëmendje e udhëheqje të matur politike.
“Kosova ka nevojë për lidership që jep zgjidhje, menaxhon kriza e përgatitë vendin për betejat e mëdha përpara-në energjetikë, inflacion, shëndetësi e ekonomi”,tha Abdixhiku.
Tutje ai theksoi se ikja nga këto ballafaqime është veç papërgjegjësi.