TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

DW: Serbia dhe Kosova me marrëveshje për të arritur marrëveshje

01/03/2023
in Ballina, Kosovë, Lajme
Kurti në takim me Borrellin, Vuçiq me Escobarin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Deri në fund të marsit, ndërmjetësuesit evropianë do të zhvillojnë “shuttle” diplomaci ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për të sqaruar detajet dhe për të nënshkruar marrëveshjen. Dy pyetjet më të mëdha janë kundërshtimi i anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Pasi që, kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell deklaroi me kënaqësi në Bruksel të hënën më 27 shkurt, se të dy të ftuarit nuk dëshironin diskutime shtesë për “propozimin evropian” dhe se çështja u mbyll me sukses, filloi me analizën e asaj për të cilën ishte rënë dakord në të vërtetë dhe mbi bazën e qëndrueshme.

Bashkimi Evropian publikoi pak a shumë të njëjtin tekst që arriti në media pak javë më parë si marrëveshja franko-gjermane. Siç u shpjegua, duhet të jetë korniza për negociata të mëtejshme, por tash është e nevojshme të përcaktohet plani i zbatimit – çfarë, saktësisht si dhe në çfarë rendi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sapo kanë përfunduar  takimin me Borellin, iu kanë dhënë gazetarëve pikëpamjet e tyre, të cilat janë krejtësisht të ndryshme.

Kështu shkruan Deutsche Welle në një artikull kushtuar zhvillimeve pas takimit të së hënës në Bruksel në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Kurse, Kurti tha se Asociacioni është vetëm një dhe fjalia e fundit në marrëveshje, por në anën tjetër Vuçiq insistoi në Asociacion në si parakusht.

Vuçiq të martën në mbrëmje ka shpjeguar për RTS se Serbia dëshiron të diskutojë gjithçka, përveç njohjes së Kosovës dhe anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara. Sipas tij, ato vija të kuqe do të respektohen, edhe pse në kornizën e pranuar aktualisht thuhet se Serbia “nuk do ta kundërshtojë” hyrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Edhe pse ende mungon nënshkrimi përfundimtar, ky është një sukses i madh politik për BE-në, por edhe për të gjithë rajonin”, tha për DW deputetja e Parlamentit Evropian, Viola von Kramon, duke kujtuar tensionet e muajve të fundit.

Politikanja e të Gjelbërve gjermanë është e bindur se ky tekst i marrëveshjes mund të bindë Greqinë, Spanjën, Qipron, Rumaninë dhe Sllovakinë që ta njohin Kosovën dhe se Prishtina formalisht të shkojë drejt BE-së.

Bashkëbiseduesit e tjerë nuk janë të bindur për këtë sukses të madh. Derisa të sqarohet gjithçka, ky nuk është një sukses politik. Ende jo”, thotë eksperti i Ballkanit, Florian Biber nga Universiteti Graz, transmeton Klankosova.tv.

Biber e sheh tekstin e marrëveshjes kornizë si një njohje de facto të Kosovës nga Serbia, por shton se pilula e hidhur për Prishtinën është se nuk ka njohje të plotë. “Për Kosovën problemi më i rëndësishëm është bllokimi i anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare nga vendet që nuk e njohin pavarësinë”, tha ai. Është e paqartë nëse një marrëveshje e tillë është e mjaftueshme për disa vende për të ngritur shiritin për Kosovën, shtoi Bieber.

Presioni i vazhdueshëm

Politologu Vedran Dzihic nga Instituti Austriak për Politikë Ndërkombëtare thotë se është një “pikëpyetje e madhe” që Serbia do të pranojë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së me finalizimin e marrëveshjes.

Dzihic pret gjithashtu mospajtime të mëtejshme për AKShS, të cilës Kurti nuk dëshiron t’i japë kompetenca më të gjera ekzekutive nga frika e një “kali të Trojës” në Kosovë. Politologu po ashtu rikujton se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës vështirëson formimin e tij.

Pikat e tjera të marrëveshjes më rrallë përmenden si të diskutueshme dhe kanë të bëjnë me njohjen e dokumenteve dhe simboleve, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e misioneve të përhershme.

Pritet që i dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak të vazhdojë me “shuttle”diplomacinë “, në mënyrë që deri në takimin e krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së në fund të marsit, gjithçka të vendoset në letër dhe të nënshkruhet. Deri atëherë, si Vuçiq ashtu edhe Kurti mund të jenë ende të ekspozuar ndaj presionit politik.

Tags: KosovaSerbia
ShareTweetShare
Previous Post

Presidenti Biden fton Presidenten Osmani në Samitin e Dytë për Demokraci

Next Post

Jashari: S’e kemi kundërshtuar Ligjin e Pagave – Presim që vlera e koeficientit të ngritet, të mos kthehemi në greva

Related Posts

Ky është parashikimi i motit për sot në Kosovë
Ballina

Moti për ditën e sotme

by TV OPINION
22/03/2023
Lajçak: Po punojmë për takimin Kurti-Vuçiq në Bruksel, uroj të ndodh para pushimeve të verës
Kosovë

Lajçak: Vetëmenaxhimi nënkupton krijimin e Asociacionit

by TV OPINION
21/03/2023
Integrimi në BE i Shqipërisë dhe Maqedonisë, Borrell: Po mbështesim me përkushtim Ballkanin Perëndimor
Ballina

Borrell: Nënshkrimi s’u bë për arsye legale, palët u pajtuan që ujdia hyn në fuqi me deklaratën time

by TV OPINION
21/03/2023
Raporti i DASH, LDK: Rasti i Martin Berishajt e vërteton korrupsionin
Ballina

Raporti i DASH, LDK: Rasti i Martin Berishajt e vërteton korrupsionin

by TV OPINION
21/03/2023
Kurti e Vuçiq u kthehen bisedimeve pas një pauze disa minutëshe
Ballina

Kurti e Vuçiq u kthehen bisedimeve pas një pauze disa minutëshe

by TV OPINION
18/03/2023
Next Post
SBASHK-u paralajmëron protesta në shtator: Do t’ia plotësojmë dëshirën Kurtit dhe Qeverisë

Jashari: S’e kemi kundërshtuar Ligjin e Pagave – Presim që vlera e koeficientit të ngritet, të mos kthehemi në greva

Te fundit

Kështu përgjigjet Kurti kur e pyesin për statuset e Hekuran Muratit

Kështu përgjigjet Kurti kur e pyesin për statuset e Hekuran Muratit

01/07/2022
Departamenti i Shtetit, thirrje Brukselit: Hapni bisedimet me Tiranën dhe Shkupin

DASH: Marrëveshja për dokumentet e identifikimit, një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

30/08/2022
Rita Ora në shtator, koncert në Tiranë

Rita Ora në shtator, koncert në Tiranë

19/07/2022
Deliu-Kodra: Vetëvendosje e ka kulturë gënjeshtrën

Deliu-Kodra: Vetëvendosje e ka kulturë gënjeshtrën

14/06/2022
Vazhdon edhe sot aksioni i Prokurorisë në Brezovicë

Vazhdon edhe sot aksioni i Prokurorisë në Brezovicë

11/08/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Moti për ditën e sotme
  • Lajçak: Vetëmenaxhimi nënkupton krijimin e Asociacionit

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?