Federata e Boksit e Kosovës ka njoftuar se gjyqtari i boksit, Aliriza Rexhepi ka vdekur.
Vdekja e tij ka tronditur botën e boksit të Kosovës dhe po vlerësohet si ndër humbjet më të mëdha.
“Ne si federatë dhe komunitet i boksit, jemi të tronditur me lajmin e trishtë, ikjen në amshim të gjyqtari të boksit, z. Aliriza Rexhepi. Kemi humb një figurë të veçantë sportive, një gjyqtar të mrekullueshëm dhe që ishte shembull i referimit. Boksi është shumë më i varfër pa një gjyqtar siç ishte z. Aliriza Rexhepi.
Përkushtimi në punë dhe idetë e tij ishin mahnitëse, derisa modestia që e karakterizonte e bënte atë të veçantë”, thuhet në njoftimin e federatës.