TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Scholz: Ushtria e Gjermanisë duhet të jetë më e pajisura në Evropë

16/09/2022
in Botë, Lajme
Scholz nesër në Prishtinë, do të takojë vetëm një lider shtetëror!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjermania është e gatshme të marrë rol udhëheqës në garantimin e sigurisë së Evropës, ka thënë kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Ai është zotuar për ta bërë ushtrinë e shtetit “më të pajisurën” në kontinent.

Duke e konsideruar Rusinë si “kërcënimin më të madh” të NATO-s, Scholz ka thënë se Evropa duhet të jetë e përgatitur për përballje.

“Ne po e bëjmë shumë të qartë: Gjermania është e gatshme të marrë përgjegjësi për sigurinë e kontinentit tonë”, ka thënë ai në një kongres për armët.

“Si shteti më i populluar, me ekonominë më të madhe, dhe si shtet që gjendet në mes të kontinentit, ushtria jonë duhet të jetë gurëthemel i mbrojtjes tonë konvencionale në Evropë, duhet të jetë forca më e pajisur në Evropë”.

E përfshirë në dy luftëra botërore, Gjermania shpesh ka qenë e heshtur në skenën botërore, kur është diskutuar për ushtri dhe çështje tjera ushtarake.

Scholz ka thënë se ushtria gjermane për shumë kohë është angazhuar në “sigurim të ndihmës humanitare, në ofrim të ndihmës pas vërshimeve, dhe në përpjekjet për vaksinim kundër pandemisë”.

“Mirëpo ai nuk është misioni kryesor. Qëllimi kryesor është mbrojtja e lirisë në Evropë”.

Lufta e nisur në Ukrainë nga ana e Rusisë, ka nxitur Qeverinë e Scholzit që të heqë dorë nga disa politika për mbrojtje dhe çështje të jashtme.

Duke e pranuar se “boshllëqet” e ushtrisë, sa u përket kapaciteteve, janë të “mëdha”, Scholz është zotuar se do t’i mbushë ato shpejt.

Disa ditë pas nisjes së luftës në Ukrainë, Scholz ka ndarë 100 miliardë dollarë për avancim të mbrojtjes gjermane.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Tags: Olaf Scholz
ShareTweetShare
Previous Post

Ndërron jetë gjyqtari kosovar i boksit

Next Post

Digjet ndërtesa gjigante e Telekomit të Kinës

Related Posts

Lajçak: Po punojmë për takimin Kurti-Vuçiq në Bruksel, uroj të ndodh para pushimeve të verës
Kosovë

Lajçak: Vetëmenaxhimi nënkupton krijimin e Asociacionit

by TV OPINION
21/03/2023
Integrimi në BE i Shqipërisë dhe Maqedonisë, Borrell: Po mbështesim me përkushtim Ballkanin Perëndimor
Ballina

Borrell: Nënshkrimi s’u bë për arsye legale, palët u pajtuan që ujdia hyn në fuqi me deklaratën time

by TV OPINION
21/03/2023
Raporti i DASH, LDK: Rasti i Martin Berishajt e vërteton korrupsionin
Ballina

Raporti i DASH, LDK: Rasti i Martin Berishajt e vërteton korrupsionin

by TV OPINION
21/03/2023
Kurti e Vuçiq u kthehen bisedimeve pas një pauze disa minutëshe
Ballina

Kurti e Vuçiq u kthehen bisedimeve pas një pauze disa minutëshe

by TV OPINION
18/03/2023
Ohër: Përfundon takimi trepalësh Kurti-Vuçiq me ndërmjetësit evropianë
Ballina

Ohër: Përfundon takimi trepalësh Kurti-Vuçiq me ndërmjetësit evropianë

by TV OPINION
18/03/2023
Next Post
Digjet ndërtesa gjigante e Telekomit të Kinës

Digjet ndërtesa gjigante e Telekomit të Kinës

Te fundit

Parashikimi i motit për këtë javë

Sot mot me diell e vranësira të pakta

18/03/2023
Kërkohet mbështetje për infrastrukturën sportive

Kërkohet mbështetje për infrastrukturën sportive

07/10/2022
Digjen 10 hektarë tokë në Klinë, policia ngre alarmin dhe ka një apel

Digjen 10 hektarë tokë në Klinë, policia ngre alarmin dhe ka një apel

10/08/2022
Bajrami: Vajza ime në shkollë publike, jo në Norvegji

Bajrami: Vajza ime në shkollë publike, jo në Norvegji

22/09/2022
Rama ngacmon Vuçiqin në Bruksel: Lexoni Twitter-in tim, jo propagandën serbe

Rama ngacmon Vuçiqin në Bruksel: Lexoni Twitter-in tim, jo propagandën serbe

23/06/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Lajçak: Vetëmenaxhimi nënkupton krijimin e Asociacionit
  • Borrell: Nënshkrimi s’u bë për arsye legale, palët u pajtuan që ujdia hyn në fuqi me deklaratën time

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?