Një prind është ankuar në Polici pasi dyshon se është dhunuar vajza e tij.
I dyshuari për kryerjen e aktit është arrestuar.
Ndërsa vajza është dërguar në strehimore, ka raportuar Policia në raportin ditor
Prishtinë 12.09.2022 – 19:00. Ankuesi mashkull ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, dyshon se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij viktimën femër. Viktima është dërguar në strehimore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.